Të shtëna me armë pranë obeliskut të UÇK-së në Viti

Një incident serioz ka ndodhur në fshatin Gjylekar të Vitisë, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri pranë obeliskut të UÇK-së.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 19.02.2026 rreth orës 14:00, pasi administratori i fshatit ka njoftuar Policinë se përmes kamerave të sigurisë janë vërejtur disa të rinj të dyshuar duke përdorur armë zjarri në afërsi të obeliskut.

Burime nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë me dije se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku krimteknika gjatë ekzaminimit ka gjetur dhe sekuestruar tri (3) gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori kujdestar, me udhëzim të të cilit është iniciuar procedurë penale për veprat:

– Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

– Mbajtje e paautorizuar e armës

– Përdorim i armës

Personat e përfshirë në rast janë ende në kërkim, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.