Të shtëna me armë në Vushtrri, plagoset një person – dërgohet në QKUK

Një plagosje me armë zjarri është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 20:59 në Vushtrri.

Rasti është konfirmuar për media nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Sonte rreth orës 20:59 nga emergjenca e Vushtrrisë është raportuar për një person të plagosur, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri. Personi i lënduar ka marrë trajtim fillestar në emergjencë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm”, ka deklaruar Pllana.