Disa të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmjen e kësaj të enjteje në Velipojë të Shkodrës.
Nga policia konfirmohet se nga ngjarja ka mbetur një person i plagosur. Por nuk ka asnjë informacion për identitetin e tij, motivet e ngjarjes dhe për autorin.
E vetmja gjë që dihet deri tani është se si i plagosuri, ashtu edhe autori janë larguar nga vendi i ngjarjes. Aty ka vetëm shenja gjaku.
Vizion plus