Shtëpia e superyllit të muzikës pop, Rihanna, në Beverly Hills është goditur nga të shtënat me armë zjarri, thotë policia.Oficerët e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit iu përgjigjën raportimeve për të shtëna me armë zjarri në orën 13:15 sipas kohës lokale (21:15 GMT) të dielën.
Një i dyshuar u gjet dhe u vu në paraburgim, shkruan BBC.Askush nuk u lëndua në incident. Rihanna ndodhej në rezidencë në atë kohë.










