Të shtëna me armë në Hajvali, qëllohet për vdekje një person

Një person është qëlluar për vdekje në Hajvali, pas disa të shtënave me armë zjarri.

Ai është dërguar i vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka deklaruar se i njëjti kishte plagë nga arma e zjarrit.

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, ka thënë Syla.

Policia ende s’e ka konfirmuar rastin.