Të shtëna me armë në Dardani, raportohet për të plagosur

Të shtëna me armë janë dëgjuar në lagjen Dardania në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes.

Sipas dëshmitarëve, një taksist i “Taxi ASI” është plagosur nga pasagjerët pas një mosmarrëveshjeje.

Siç shihet në pamjet e EO, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Nuk dihen ende detaje tjera. Për çdo të re, do t’ju mbajmë të informuar.