Në këtë video, të regjistruar të dielën, mund të shihen qindra njerëz duke ikur nga të shtënat me armë gjatë një proteste në një qytet në Sudanin lindor.
Dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në të gjithë Sudanin të dielën kundër gjeneralëve në pushtet, duke bërë thirrje për një qeveri civile gati tre muaj pasi ushtria rrëzoi nga pushteti autokratin Omar al-Bashir.
Protestat masive, të përqëndruara në kryeqytetin e vendit, Khartoum, ishin të parat që nga protestat e dhunshme të 3 qershorit kur forcat e sigurisë u përleshën me një grup protestuesish. Gjatë këtij konfrontimi, dhjetëra njerëz i vranë.
Protestuesit e së dielës u mblodhën në disa pika në Khartoum dhe Omdurman, pastaj marshuan drejt shtëpive të atyre që u vranë në protesta të mëparshme./VOA
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/vb.177134534535/466472867255784/?type=2&theater