Të shtëna armësh në drejtim të një veture në Podujevë (Video)

Të shtëna armësh janë dëgjuar para pak minutash në fshatin Siboc të Podujevës, raporton Llapi.info

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në adresë të portalit Llapi.info, një veturë është qëlluar disa herë me armë.

Deri më tani nuk dihet se ka të lënduar në këtë atentat.

Sipas pamjeve të siguruara, forca të shumta të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Related Posts