Një person ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë, i është afruar një veturë tjetër e cila, sipas tij poashtu ishte në lëvizje dhe nga e njëjta është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturën e tij, i është afruar një veturë tjetër e cila po ashtu ishte në lëvizje dhe nga e njëjta është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Sipas viktimës, në veturën e dyshuar ishin, dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, ndërsa me njërin prej tyre me herët ka pasur një mosmarrëveshje”.
“Lidhur me rastin ,është njoftuar prokurori, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar dhe as te dyshuarit nuk janë takuar. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti nen hetime”, thuhet tutje në raportin e policisë