“Të shkarkohet bordi i ZRrE’së” – Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ mban konferencë për media

Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së sotme.

Sipas njoftimit konferenca do të mbahet  duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” (afër Kuvendit të Kosovës).

Më tutje thuhet se konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%.

“Në këtë konferencë do të paraqiten kërkesat tona të qarta: shkarkimi i Bordit të ZRrE-së, shfuqizimi i menjëhershëm i vendimit, dhe garantimi i transparencës në proceset vendimmarrëse që prekin jetën e qytetarëve.

Po ashtu, do të prezantojmë edhe detajet e protestës qytetare që do të mbahet të shtunën më 19 prill në Prishtinë, si vazhdim i kundërshtimit qytetar ndaj padrejtësive ekonomike që po rëndojnë jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim

Konferenca mbahet një ditë para protestës e cila mbahet nesër duke filluar nga ora 12:00.