Kandidati i PDK-së për deputet, Artan Behrami, ishte prezent sot në tubimin e PDK-së në Lipjan.
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, shpalosi programin e tij dhe projektet të cilat do të realizohen në Lipjan në rast se ai do të bëhet kryeministër.
Qytetarët e Lipjanit ishin entuziast në mbështetje të Artan Behramit në garën për deputet.
Shumë të rinj shprehën hapur mbështetjen për kandidaturën e Artan Behramit.
“Salla e re e sporteve në Lipjan duket shumë e vogël për të mbajtur entuziazmin dhe besimin e qytetarëve të Lipjanit për fitoren e PDK-së dhe të Bedri Hamzës”, shkroi Behrami në llogarinë e tij në facebook.