Te Reali nuk ndihet “rehat”, Man. City, Arsenal dhe Liverpool në garë për yllin madrilen

Aventurës së Rodrygo te Real Madrid i ka ardhur fundi, braziliani ka humbur rëndësinë e dikurshme që ka pasur në ekip dhe roli i tij është zvogëluar gjithnjë e më shumë, sidomos pas ardhjes së Xabi Alonso-s.

Ndaj, braziliani po mendon për një largim të mundshëm nga Madridi. Drejtuesit e “Los Blancos” nuk janë kundër largimit të yllit brazilian, por mjafton të paguhet shifra që ata kanë vendosur për kartonin e tij, që është 90 milionë euro.

Duke parë situatën aktuale të lojtarit, interesi për të nga klubet e mëdha po vjen duke u shtuar, sidomos nga gjigantët e Premier League. Arsenali duket se është në një pozicion të favorshëm, pasi po kërkon të forcojë krahun e majtë me një lojtar që mund të bëjë diferencën që nga minuta e parë. Mikel Arteta beson se braziliani mund të jetë çelësi i sistemit të tyre ofensiv, dhe londinezët tashmë kanë treguar gatishmëri për të përmbushur kushtet ekonomike të kërkuara nga Real Madridi.

The post Te Reali nuk ndihet “rehat”, Man. City, Arsenal dhe Liverpool në garë për yllin madrilen appeared first on Telesport.