Khvicha Kvaratskhelia mund të largohet shumë më shpejt nga sa mendohej nga PSG, edhe pse gjeorgjiani e ka justifikuar më së miri shumën e paguar për të rreth 75 milionë euro te Napoli, janarin e vitit 2025.
“L’Equipe” zbulon se atmosfera në dhomën e zhveshjes te kampioni në fuqi i Europës është e tensionuar, ku një nga futbollistët më të kriikuar është pikërisht Kvaratskhelia, i cili akuzohet për individualizëm të tepruar në fushën e lojës.
Në këtë situatë, po shtohen gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm të anësorit gjeorgjian gjatë merkatos së verës dhe desitnacion i ri përflitet Londra. Liam Rosenior është një admirues i madh i gjeorgjianit, pasi e sheh atë si profilin e duhur për të plotësuar linjën sulmuese të “Bluve”.
Megjithatë, largimi i Kvaratskhelia nga PSG nuk do të jetë aspak i lehtë. Vlera në treg aktualisht e gjeorgjianit është 90 milionë euro, por me siguri që PSG do të kërkojë shumë më tepër nëse vendos të ndajë rrugët me 25-vjeçarin.
The post Te PSG e akuzojnë si individualist, Kvaratskhelia drejt largimit? appeared first on Telesport.










