Mendimi për motin – 24.04.2025
Ditën e premtë me vransira të ndryshueshme, do të ketë më shpesh intervale me diell, derisa orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve të shiut dhe bubullima. Frynë erë jugore e juglindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 21C, e minimalet fillimisht zbresin në 10C e 12C.
E paqëndrueshme po mbetet situata edhe ditëve të fundjavës. Më shumë vransira e mundësi për rrebeshe shiu parashihen ditën e shtunë. Të dielen nuk mungojnë intervale me diell. Temperaturat zbresin në 17C e 18C. Nga dita e hënë vransirat shpërndahen, ndërkohë që nga dita e martën parashihet mot më stabil, kryesisht me diell e kthjellime. Temperaturat kryesisht luhaten ndërmjet 16C e 19C, ato maksimale, derisa minimalet mund të zbresin deri në 5C. Përgjatë fundjave erërat ndryshojnë drejtimin në verilindje e frynë të lehta dhe mesatare 4-11m/s.