Hajdar Sutaj, shefi i shtabit të AAK-së, i është përgjigjur akuzave të kandiatës për kryetare të komunës së Deçanit, Natyra Kuçi, se këta të fundit po ushtrojnë presion për votë.
Sutaj për Klan Kosova tha se akuzat janë të pavërteta dhe të pabaza, shkruan Klankosova.tv
Ai shtoi se ishte me familjen e tij duke pritur në radhë, dhe se nuk ka pasur kurrfarë presioni.
“Gjithë qytetarëve të Deçanit urime zgjedhjet. Le të fitojnë ata më të mirët. Lidhur me raportimet që sapo deklaruat, e kuptojmë se sot është dita e zgjedhjeve është një ditë më e nxehtë, dhe mund të ketë reagime të tjera. Por me kontaktet që kemi pasur me komandantin e policisë dhe me prokuroren që është këtu, janë në përcjellje të situatës dhe situata është krejtësisht në rrethana normale”, tha Sutaj.
Ai bëri thirrje që qytetarët të përmbahen. /Klankosova.tv
Natyra Kuçi raporton parregullsi në qendrat e votimit në Deçan, akuzon AAK-në për presion
The post “Të pavërteta dhe të pabaza”, AAK i përgjigjet akuzave të Natyra Kuçit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.