‘Të paska ra malli i NATO-s’: Edita Tahiri tregon si u bë Vuçiq për spital gjatë bisedimeve

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri së fundi ka treguar se si presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ishte dërguar në spital pas bisedimeve në Bruksel.

Tahiri ka zbuluar se gjatë bisedimeve, i kishte thënë Vuçiqit “Të paska ra malli i NATO-s”, gjë që sipas saj, kishte ngritur tensionin e presidentit serb.

Kështu, siç tregon ajo në“Klan Kosova”, Vuçiq kishte përfunduar në spital.

“Po negocionim, dhe unë jam e njohur si negociatore për të çuar punët përpara jo për t’i blloku. Ndërmjetësuesi evropian më thojke “Edita, ndalu më”, i thashë jo, pa e treguar gjenocidin që e kanë bërë dhe ende kanë fytyrë të ankohen a. Kur i kam thënë unë të paska ra malli i NATO-s me emocion me bërtim jo kështu diplomatike, Vuçiq i tha Mogherinit t’i ndal bisedimet. Vuçiq ka përfunduar në spital, pas fjalës që i ke thënë sepse i ka hip tensioni” – ka thënë Tahiri.