Komandanti i policisë, Frederic Gisler, në një konferencë për media të mbajtur për tragjedinë në resotrin e skijimit në Crans-Montana në Zvicër, ka thënë se bëhet fjalë për të paktën 40 të vdekur dhe 115 të plagosur.
Disa prej të plasgourve janë në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim nëpër spitale të ndryshme.
Në këtë konferencë, Fréderic Gisler, ka shpjeguar edhe sekuencën e ngjarjeve.
“Tymi u vu re në orën 1:31 të mëngjesit. Oficerët e parë të policisë mbërritën në orën 1:32 të mëngjesit. Atyre u bashkuan shpejt shërbime shtesë emergjente nga i gjithë kantoni”, ka thënë ai.
Viktimat u trajtuan dhe u dërguan në spitale të ndryshme.
Departamenti i zjarrfikësve arriti ta kontrollonte dhe ta siguronte zjarrin relativisht shpejt.
Deri në orën 5 të mëngjesit, të gjithë të lënduarit kishin marrë ndihmë mjekësore.










