Të paktën 365 të arrestuar në protestën e “Aksionit për Palestinën” në Londër

Të paktën 365 persona janë arrestuar në protestat në Londër në mbështetje të grupit  “Veprimi për Palestinën”, ka bërë të ditur policia britanike.

Dhjetëra njerëz zbuluan njëkohësisht pankarta të shkruara me dorë me mesazhin “Unë kundërshtoj gjenocidin. Unë mbështes Veprimin për Palestinën” në protestën e organizuar  në Sheshin e Parlamentit në Westminster.

Qeveria e ndaloi grupin në korrik sipas Aktit të Terrorizmit të vitit 2000, duke e bërë anëtarësimin ose mbështetjen për të një vepër penale, të dënueshme deri në 14 vjet burg.


Me protestën ende në vazhdim, Policia Metropolitane tha se kushdo që mbante një pankartë që shprehte mbështetje për grupin “ose ishte arrestuar ose është në proces arrestimi”./Reporteri.net/