Të paktën 12 persona u vranë në sulmet izraelite në Gaza

Të paktën 12 persona janë vrarë gjatë natës në Gaza nga sulmet izraelite, njoftuan sot zyrtarët shëndetësorë.

Sipas stafit të spitalit al-Aqsa, që pranoi trupat e viktimave, sulmet para agimit goditën tre shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Ndër të vrarët janë edhe tre fëmijë, përfshirë dy vëllezër trupat e të cilëve ishin të copëtuar, sipas të dhënave nga morgu i spitalit. Izraeli po kryen sulme të përditshme ndaj Gazës që nga përfundimi i armëpushimit me Hamasin muajin e kaluar.

Që nga fillimi i marsit ka ndaluar të gjitha importet për dy milionë palestinezë – përfshirë ushqim dhe ilaçe – me qëllim që, sipas autoriteteve izraelite, të ushtrohet presion mbi grupin militant Hamas për të liruar pengjet.

Në luftën izraelite kundër Hamasit në Gaza janë vrarë mbi 52 mijë palestinezë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.