Të paktën 117 të vdekur nga përmbytjet në Nigeri

Ka shkuar në 117 numri i të vdekurve pas përmbytjeve të mëdha në Nigeri, tha një zyrtar i emergjencave, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Njoftimet e mediave që citojnë zyrtarë të qeverisë lokale thanë se shembja e një dige e ka përkeqësuar situatën.

Ibrahim Hussaini, kreu i Agjencisë Shtetërore të Menaxhimit të Emergjencave, deklaroi se rreth 3,000 shtëpi ishin nën ujë në dy komunitete.