Të moshuarës në Prishtinë i mohohet e drejta e votimit në Strehimore (VIDEO)

Fatë Maxhuni është banore e Shtëpisë së të Moshuarve në Prishtinë tash e dy vjet.

Në një lidhje direkte me gazetaren Blerta Ahmeti në maratonën zgjedhore të Klan Kosovës, ajo ka treguar se vjen nga qyteti i Gjakovës.

Maxhuni ka thënë se nuk ka mundur ta ushtrojë të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet e sotme lokale, njofton Klankosova.tv

“Sot më është cenuar një e drejtë si nënë e dëshmorit, më kanë thënë jo, ti duhesh me votuar në Gjakovë”, shtoi ajo.

The post Të moshuarës në Prishtinë i mohohet e drejta e votimit në Strehimore (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.