Te Milan nuk i besuan. Malick Thiaw po shkëlqen te Newcastle, në verë do të bëjë hapin gjigant në karrierë

I transferuar verën e kaluar nga Milan te Newcastle për 35 milionë euro, Malick Thiaw ka arritur të përshtatet më së miri në sezonin e tij të parë në Premier League.

Forma e mirë e treguar nga qendërmbrojtësi gjerman ka tërhequr të paktën interesin e tri klubeve të mëdha si: Bayern Munich, Liverpool dhe Manchester United, bën të ditur “Sports Boom”.

Megjithatë, largimi nga Neëcastle nuk do të jetë aspak i lehtë, duke qenë nën kontratë deri në vitin 2029. “Qymyrxhinjtë” do të hiqnin dorë nga qendërmbrojtësi gjerman vetëm për një ofertë 70-80 milionë euro.

The post Te Milan nuk i besuan. Malick Thiaw po shkëlqen te Newcastle, në verë do të bëjë hapin gjigant në karrierë appeared first on Telesport.