Te Milan ka antkh për të mësuar gjendjen e sulmuesit Rafael Leao, i dëmtuar në ndeshjen e Kupës së Italisë. Prania e tij në fushë në takimin kundër Cremonese është në dyshim.
Testet mjekësore janë planifikuar për të përcaktuar shkallën e dëmtimit në pulpë që sulmuesi portugez pësoi të dielën. Ka disa shqetësime, megjithëse nuk ka gjasa të jetë diçka veçanërisht serioze.
Natyrisht, stafi mjekësor i Milanit nuk dëshiron të marrë rreziqe, kështu që edhe nëse lind një problem i vogël, Leao do të kursehet për ndeshjen hapëse të Serie A të së shtunës.
Sot, do të dihet nëse Milani do të jetë në gjendje të mbështetet te Leao për debutimin e tyre kundër Cremonese apo jo. Gjendja e Leaos ndikon gjithashtu në tregun e transferimeve.
Derisa Milan të jetë i sigurt për kohën e rikuperimit të portugezit, ata nuk do të miratojnë shitjen e Noah Okafor, i cili është në prag të bashkimit me Leeds për rreth 15 milionë euro.
The post Te Milan në ankth për gjendjen e Leao, rrezikon të mos luajë ndaj Cremonese në kampionat appeared first on Telesport.










