Te Manchester United kanë frikë se trajneri Ruben Amorim mund të japë dorëheqjen në vend që të shkarkohet, lajm që konfirmohet nga mediat britanike.
Amorim thuhet se është i befasuar nga sa shumë vëmendje i është bërë rolit që nga emërimi i tij te “djajtë e kuq” në nëntor 2024.
“Sky Sports News”” raportoi më parë këtë javë se Amorim ka mbështetje të plotë nga brenda klubit, ndërkohë që të shtunën ka një ndeshjeje vendimtare kundër Sunderland.
Nëse Amorim do të largohej vetë nga “Old Trafford”, ish-trajneri i kombëtares Gareth Southgate nuk do të ishte pasardhësi i tij.
Ish-trajneri i Anglisë thuhet se do të refuzonte një ofertë nga United nëse ajo do të vinte. Southgate ka qenë pa punë që kur la rolin e tij te “Tre Luanët” në korrik 2024.
The post Te Manchester United kanë frikë nga dorëheqja e Amorim, Southgate ka refuzuar “djajtë e kuq” appeared first on Telesport.








