,

“Të lutem Flor, mos i prek” – përplasja me gazetarët dhe urdhri i presidentes për truprojën e saj nga Mitrovica

Presidentja Vjosa Osmani e ka urdhëruar truprojën e tij që të mos i prekë gazetarët, derisa ajo u tha atyre se nuk kishin leje të bënin pyetje gjatë një ceremonie të zhvilluar sot në Zyrën e Presidentes.

“Të lutem Flor, mos i prek. Nuk ka nevojë, mos i prek”, urdhëroi presidentja, truprojën e tij.

Presidentja Vjosa Osmani i ka cilësuar jo korrekte dhe ofenduese pyetjet e gazetarëve lidhur me deklaratat e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu, gjatë ceremonisë së ndarjeve të medaljeve për Mon Balajn dhe Arben Xheladinin.

Sipas Osmanit, ceremonia e ndarjes së medaljeve për dy aktivistët e ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk është momenti i duhur për të komentuar deklaratat e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut.

“Është jo korrekte. Të lutem. Është jo korrekte dhe ofendim për familjet që janë këtu. Ne iu kemi lejuar që të merrni pamje, por jo që të bëni pyetje për këtë temë”, tha ajo.

Related Posts