Të lënduarit rëndë nga tragjedia në Koçan do të dërgohen për shërim jashtë vendit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni të Veriut, ku si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçan 51 persona humbën jetën dhe mbi 100 persona mbetën të plagosur.

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin me kriza, Stojçan Angellov, ka deklaruar se po bëhen përgatitjet për transportin e personave të lënduar rëndë në zjarrin në Koçani në spitale të specializuara në disa shtete evropiane.

Ai ka thënë se kanë ardhur oferta për ndihmë nga më shumë shtete.

“Në këtë moment ka mjaftueshëm gjak dhe nuk ka nevojë për aksione shtesë të dhurimit të gjakut për të lënduarit në aksidentin e tmerrshëm në Koçan. Gjithashtu, i kemi të gjitha mjetet materiale të nevojshme dhe nuk kemi nevojë për asnjë lloj donacioni”, tha Angelov.