“Një fitore e madhe e ekipit, vendimtare për udhëtimin tonë për të siguruare një vend në Champions League. Le të vazhdojmë, të gjithë së bashku“, është mesazhi i dhënë në rrjetet sociale nga kapiteni i Juventus, Manuel Locatelli.
Ai ka mbetur i kënaqur nga fitorja 4-0 në stadiumin “Allianz” kundër Pisa. Ai nuk është i vetmi bardhezi që shkruan në Instagram, një fitore që bardhezinjtë e kishin pritur që nga 1 shkurti. “Natë perfekte“, shkroi Andrea Cambiaso, një nga golashënuesit.
“Le të ecim përpara së bashku“, tha Mattia Perin, i konfirmuar si portieri titullar nga trajneri Luciano Spalletti. Më tej, portieri bardhezi tha: “Një fitore dhe një ndeshje pa pësuar gol. Faleminderit të gjithëve, le të vazhdojmë të shtyjmë përpara“.
The post Te Juventus të karikuar pas fitores ndaj Pisa: Le të vazhdojmë kështu të gjithë së bashku appeared first on Telesport.










