Juventus ishte një nga ekipet që interesohej shumë për Granit Xhakën, para se ky i fundit të transferohej te Sunderland. Në mënyrë të habitshme, bardhezinjtë u tërhoqën duke u fokusuar në objektivë të tjerë në merkato.
“Tuttosport” raporton se drejtuesit e klubit bardhezi janë bërë pishman që hoqën dorë nga Xhaka, por do të provojnë gjatë verës së ardhshme transferimin e tij. Ndërkohë, Xhaka po shkëlqen në Premier League me fanellën e Sunderland, ku mban edhe shiritin e kapitenit.
Kontrata e Xhakës me Sunderland skadon në vitin 2028 dhe duket e vështirë që mesfushori shqiptar të largohet pas vetëm një sezoni, aq më tepër duke parë formën fantastike që po kalon te klubi anglez.
Gjithsesi, te Juventus besojnë se mund të arrijnë transferimin e Xhakës, pasi e shohin atë si lojtarin e duhur për t’i besuar “çelësat” e mesfushës.
The post Te Juventus bëhen pishman dhe pranojnë gabimin. Tani e duan me patjetër mesfushorin shqiptar appeared first on Telesport.











