Nesër do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dalin para gjykatës të hënën në ora nëntë, për të vijuar seancat më pas edhe tri ditë radhazi.
Të enjten që lëmë pas, dëshminë e përfundoi dëshmitari i 116-të, Helmut Shrekenbauer.
Përpara tij po dëshmonte patologu i mjekësisë ligjore, John Clarke.