Te Gallatasaraj janë të lodhur nga pritja e gjatë në lidhje me të ardhmen e sulmuesit nigerian Victor Osimhen.
Klubi turk ka ngecur në disa negociata në lidhje me sulmin, pasi pret të mësojë fillimisht të ardhmen e afrikanit, që sezonin e fundit realizoi 37 gola në 41 ndeshje zyrtare.
Ai ndihmoi Gallatasaraj të shpallej kampion i Turqisë. “Ne i kemi ofruar shifra më të larta se ato të propozuara në Europë, por ai po na bën të presim. Duam sa më shpejt një vendim nga ai”.
Këto janë fjalët e zëvendëspresidentit të Galatasaray, Abdullah Kavucku, drejtuar direkt sulmuesit në pronësi të Napolit, i cili aktualisht ndodhet me pushime në Nigeri.
Osimhen ka marrë mjaft oferta, ku më e mira ekonomikisht është ajo e Al-Hilal në Arabinë Saudite. Ndërkohë që, edhe Juventus e kërkon sulmuesin.
The post Te Gallatasaraj të lodhur nga pritja, ultimatum Osimhen për të ardhmen appeared first on Telesport.