Të fitojë Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës? Ja zgjedhja pa hezitim e Yamal

Lamine Yamal, sulmuesi i Barcelonës dhe i Spanjës, 18 vjeç, ka rrëfyer për RTVE se dëshiron ta fitojë “Topin e Artë”. Ai është ndër 30 të nominuarit e edicionit 2025 dhe pritet të rivalizojë me Ousmane Dembélé për çmimin. “Si ekip, ta fitonim Champions League do të ishte e pabesueshme.

Liga e Kampionëve apo Kupa e Botës? Meqenëse do të garoj në të dyja garat, do t’i synoj të dy trofetë. Individualisht, të gjithë lojtarët duan ‘Topin e Artë’. Kush thotë të kundërtën, gënjen”, – tha Yamal nga grumbullimi i “La Roja”.

Ai shtoi se “të jesh aty në garë për çmimin, në moshën 18 vjeç, është diçka që duhet vlerësuar. Shpresoj që të ndodhë”. Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” 2025 do të zhvillohet më 22 shtator në “Théatre du Chatelet” të Parisit. Përveç Lamine Yamal, Barça do të përfaqësohet edhe nga Pedri, Lewandowski e Raphinha.

The post Të fitojë Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës? Ja zgjedhja pa hezitim e Yamal appeared first on Telesport.