Të enjten vranësira, intervale me diell dhe erë, mundësi për riga lokale shiu

Mendimi për motin – 7.05.2025

Mëngjesin i ditës së enjte fillon me vransira të ulëta. Gjatë ditës do të ketë alternime vransirash të ndryshueshme dhe intervaleve me diell. Lokalisht mund të paraqiten kushte për zhvillime të ndonjë rrebeshi shiu. Do të fryjë erë më e fuqishme jugperëndimore 8-18m/s. Me hove zonave malore mbi 20m/s (70km/h). Temperaturat maksimale pa ndonjë ndryshim shkojnë deri në 20C e 23C, derisa ato minimale zbresin në 9C e 11C.

Vransirat shtohen mbi vend ditën e premtë, kur më vonë pasdite reshje më të qëndrueshme shiu përfshinë vendin, duke vazhduar orëve të para të ditës së shtunë. Pasditen e së shtunës, vransirat shpërndahen, e pritet të ketë intervale me diell. Temperaturat maksimale zbresin deri në 14C e 15C. Të dielen parashihen më shpesh intervale me diell, e orëve të mbrëmjes me mundësi për ndonjë rrebesh shiu. Të hënën mot i ndryshueshëm, me mundësi për rrebeshe pasditore shiu. Temperaturat mbesin të ulëta me maksimale deri në 16C e 17C. Minimalet mund të pësojnë rënie deri në 3C e 4C, nën kushte të motit të kthjellët. Do të fryjë erë veriore e lehtë dhe mesatare 5-11m/s.