Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seancë e re, ku në rend dite do të jetë votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Kusari-Lila ka thënë se të premten do të mbahet edhe seanca e re plenare.
“Të enjten do të mbahet vazhdimi i seancës, ku do të jenë votimi i tri marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndërsa të premten do të mbahet seancë e re plenare. Nuk ka pasur kërkesë zyrtare për shpërndarjen e Kuvendit”, ka thënë Kusari-Lila.