Të enjtën Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës, përcjell Gazeta Express.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, dështoi për shkak të mungesës së kuorumit.
Kjo metodë shtëpiake do të vrasë prostatitis në vetëm 3 ditë
Në këto rrethana, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se në bazë kompetencave të tij kushtetuese, cakton seancën plenare të radhës, të enjten, më 25 nëntor 2021, në orën 10:00.
Pas dështimit të mbledhjes së kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se për dështimin e mbledhjeve të kryesisë nuk duhet të fajësohet opozita.