Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar pasi është njoftuar se të dhënat personale (numri i telefonit) i gazetares së Kiks Kosova, Ardiana Thaçi – Mehmeti është shpërndarë ilelagisht në një grup në rrjetin Discord, që numëron 70 mijë anëtarë.
Gazetarja ka marrë dhjetëra mesazhe me përmbajtje eksplicite seksuale, të enjten mbrëma nga anëtarët e këtij grupi. Kjo ndodhë pak muaj pasi që gazetarja Thaçi – Mehmeti raporti gjerësisht për grupin e ngjashëm në Telegram, të njohur si AlbKings, ku shpërndahen numra dhe të dhëna personale të grave me qëllim të denigrimit.
AGK-ja dënon fuqishëm këtë ngacmim të tmerrshëm online ndaj gazetares, dhe e sheh si fushatë të re hakmarrëse për shkak të punës dhe raportimit të saj. AGK-ja qëndron të solidaritet të plotë me të.
AGK-ja i bën thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të hetojnë administratorët e grupit dhe të punojnë në mbylljen e menjëhershme të tij. AGK-ja gjithashtu pret që iniciatorët të mbahen përgjegjës para drejtësisë.










