Te City po ngroh stolin, mbrojtësi holandez drejt Barcelonës për 25 milionë euro

Manchester City është i gatshëm ta shesë Nathan Aké në janar, por vlerësimi i klubit prej 25 milionë euro mund të pengojë një transferim te Barcelona. Sipas gazetës katalanase “SPORT”, mbrojtësi 30-vjeçar është praktikisht një figurë e margjinalizuar në skuadrën e Guardiola.

Ai ka luajtur vetëm një ndeshje si titullar në Premier League këtë sezon dhe kryesisht ka luajtur si zëvendësues në ndeshje të ndryshme këtë sezon. Lëndimi i Christensen dhe stresi mendor i vërejtur nga Araujo, i cili u rikthye në stërvitje dje, kanë shtyrë klubin “blaugrana” të kërkojnë përforcime mbrojtëse

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, dëshiron një lojtar të afirmuar, ndërsa drejtori sportiv Deco është më i prirur të sjellë një mbrojtës qendror premtues në huazim me mundësi blerjeje. Ndoshta një që është tashmë i njohur me nivelin evropian të futbollit.

Gjithçka do të varet nga situata financiare dhe mundësitë që lindin, edhe pse lista e kandidatëve është shumë e shkurtër. Nathan Aké është një mundësi, por Manchester City kërkon 25 milionë euro. Holandezi 30-vjeçar, ka shprehur gatishmëri për një transferim. Kontrata e Aké skadon në vitin 2027.

The post Te City po ngroh stolin, mbrojtësi holandez drejt Barcelonës për 25 milionë euro appeared first on Telesport.