Kapiteni i Manchester City, Bernardo Silva, do të largohet nga klubi në fund të sezonit. 31-vjecari portugez, që ka fituar gjashtë tituj të Premier League dhe një Champions League gjatë nëntë sezoneve të tij me City, do të largohet kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit aktual.
Ndihmëstrajneri Pep Lijnders konfirmoi se “çdo histori e mirë ka një fund” dhe pranoi se nuk do të jetë e mundur që klubi të zëvendësojë kapitenin e tij. “Nuk e zëvendëson kurrë një lojtar me të njëjtin lloj lojtari, sepse ata nuk ekzistojnë. Bernardo Silva është unik“, tha Lijnders, i cili po zëvendësonte Pep Guardiolën për shkak të pezullimit të trajnerit.
“Nuk kërkon kurrë zëvendësim për një lloj lojtari, kërkon atë që nevojitet për t’u rritur me ekipin dhe dikë që mund të përshtatet në formacionin e pare”, shtoi zv.trajneri i City.
Më tej, ai deklaroi: “Shpresojmë me akademinë tonë, me lojtarët e rinj që kemi blerë tashmë, që ata të mund ta bëjnë atë hap edhe në pozicionet e mesfushës. Por nëse i sheh djemtë tanë të rinj në akademi, ata duhet ta bëjnë atë hap dhe të rriten”.
“Por çdo histori e mirë mbaron. Shpresoj që ai t’i shijojë muajt e fundit, janë vetëm gjashtë javë, dhe ai ka një lamtumirë të mirë dhe e meriton gjithë atë vëmendje gjithashtu“, tha Lijnders.
The post Te City konfirmojnë largimin e kapitenit në fund të sezonit: Çdo histori e bukur e ka një fund appeared first on Telesport.










