“Te Chelsea po i besojmë shumë Rosenior, fundi i sezonit do të jetë sfidues për të gjithë”

Te Chelsea ka më shumë optimizëm pas ardhjes së trajnerit të ri Liam Rosenior. Ai që beson tek tekniku i ri është sulmuesi Liam Delap.

Ai ka folur për mediat në lidhje me trajnerin Rosenior: “E kam njohur trajnerin e ri më parë. Mesazhet që marrim nga ai është pozitiv. Të gjithë po i besojmë dhe mund ta shihni këtë në rezultatet që po marrim”.

“Personalisht duhet të qëndroj në formë dhe të ruaj ritmin. Fundi i sezonit do të jetë vërtet sfidues, kështu që na duhet që të gjithë të angazhohen”, shtoi më tej Delap, i ardhur këtë sezon te Chelsea.

Edhe pse nuk ka qenë shpesh titullar, ai ka besim: “Është gjithmonë ndryshe, ka kaq shumë arsye të ndryshme pse zgjidhet skuadra. Nuk është gjithmonë e njëjta 11-she dhe është pjesë e futbollit. Por të gjithë po kryejmë punën”.

The post “Te Chelsea po i besojmë shumë Rosenior, fundi i sezonit do të jetë sfidues për të gjithë” appeared first on Telesport.