Te Bayern nisin nga puna për rinovimin e kontratës së dy titullarëve: Duam t’i mbajmë të dy

Bayern Munich po kalon një moment të mirë në kampionat dhe në Champions, ku triumfoi 5-1 ndaj Pafos. Protagonist ishte sulmuesi Harry Kane me dy gola, me të cilin bavarezët nuk kanë ndërmend të ndahen.

Max Eberl, drejtori sportiv i klubit bavarez, ka zbuluar se sulmuesi anglez është i gatshëm të fillojë bisedimet në lidhje me një rinovim kontrate, e cila skadon në vitin 2027.

Drejtori sportiv, më pas foli për Upamecano, emri i të cilit është vënë në shënjestër nga disa klube të mëdha evropiane, si Inter dhe Real Madrid. Kontrata e francezit skadon verën e ardhshme.

Nuk jam i befasuar që shumë ekipe janë të interesuara për Dayot. Ne duam t’ia zgjasim kontratën. Është një negociatë që kërkon kohë dhe po përpiqemi t’i çojmë përpara bisedat duke u përpjekur ta bindim atë për projektin. Pa dyshim, do të donim t’i mbanim të dy“, tha Eberl.

The post Te Bayern nisin nga puna për rinovimin e kontratës së dy titullarëve: Duam t’i mbajmë të dy appeared first on Telesport.