Te Barcelona zbulojnë arsyen pse Lamine Yamal nuk shkëlqeu në “El Clasico”: Nuk është mësuar me fishkëllimat kundër…

Në mungesë të Hansi Flick, i cili ishte i pezulluar për sfidën e sotme, në konferencën për shtyp pas humbjes 2-1 në “El Clasico” ndaj Real Madridit, ka dalë zëvendës trajneri i Barcelonës, Marcus Sorg.

Ndër të tjera, Sorg foli edhe për Lamine Yamal, i cili nuk arriti të shkëlqente sot dhe të bënte diferencën në fushë dhe një shkak për këtë mund të jenë fishkëllimat e tifozëve në “Bernabeu” sa herë që ai kapte topin.

“Ai ende po mëson si të përballet me publikun, me thirrjet dhe fishkëllimat nga tifozët dhe këto mund të kenë ndikuar për keq sot. Kjo është pjesë e procesit, dhe është diçka normale. Zakonisht ai është shumë i motivuar dhe luan mirë, sot thjesht nuk ishte një ditë e lehtë për të”, tha Sorg.

“Zakonisht ata luajnë 2 me 1 kundër tij, për të mos ta lejuar të afrohet pranë zonës ose të hyjë aty dhe të godasë. Kjo është normale, por ai është ende i ri dhe duhet të zhvillohet, dhe ne kemi për detyra ta ndihmojmë në këtë drejtim”, shtoi Sorg.

The post Te Barcelona zbulojnë arsyen pse Lamine Yamal nuk shkëlqeu në “El Clasico”: Nuk është mësuar me fishkëllimat kundër… appeared first on Telesport.