Edhe pse i konsideruar si futbollist me të ardhme të madhe, Gerard Martin nuk po gjen dot hapësira te Barcelona dhe ka përfunduar me një rol dytësor për sistemin e Hansi Flick.
Ndërkohë, Matteo Moretto zbulon se Milan po shqyrton me kujdes situatën e 23-vjeçarit dhe është gati t’i ofrojë atij një mundësi të re në karrierë, larg La Ligës.
Deri tani jemi ende në faza fillesatre, por Milan preferon më shumë huazimin me të drejtë blerje, opsion që vështirë të pranohet nga Barcelona, pasi katalanasit do të kërkojnë shitjen direkte të lojtarit, për të grumbulluar sa më shumë të ardhura për të bërë nënshkrimet e nevojshme në merkaton e verës.
Vlera në treg e mbrojtësit llogariet te 20 milionë euro, sipas Transfermarkt. Kontrata aktuale me Barcelonën skadon në vitin 2028.
The post Te Barcelona nuk po gjen dot hapësira, Milan gati t’i ndryshojë karrierën appeared first on Telesport.









