Tchouameni: Duhet të vazhdojmë të luajmë kështu nëse duam të fitojmë trofe këtë sezon

Mesfushori i Real Madrid, Aurelien Tchouameni, i bën ende jehonë fitores 3-0 ndaj Manchester City në Champions League. “Fitorja nuk është gjëja më e rëndësishme tani, por kualifikimi dhe ajo që treguam si ekip”, tha mesfushori francez.

Ka pasur ndeshje ku nuk kemi luajtur në formën tonë më të mirë, por në çdo ndeshje përpiqemi të japim gjithçka. Duhet të vazhdojmë të luajmë kështu nëse duam të fitojmë ndeshje dhe trofe këtë sezon”, shtoi Tchouameni.

Më tej, mesfushori i Real Madrid, tha: “E dimë që na duhet qëndrueshmëri sepse kur çdo lojtar në ekipin tonë luan në formën e tij më të mirë, mund të arrijmë rezultate të shkëlqyera. Ka ende shumë ndeshje për të luajtur dhe fituar”.

“Absolutisht duhet të vazhdojmë të luajmë kështu si ekip. Valverde? Ai ishte i pabesueshëm. Nuk ka asgjë tjetër për të thënë. Ai luajti në krahun e djathtë, por mund të luajë kudo në fushë. Ai është një lojtar i klasit botëror“, tha Tchouameni.

The post Tchouameni: Duhet të vazhdojmë të luajmë kështu nëse duam të fitojmë trofe këtë sezon appeared first on Telesport.