Tayna “pushton” botën: Shifrat shpërthyese të artistes për vitin 2025 në Spotify!

Nëse viti 2025 do të kishte një emër në industrinë tonë muzikore, me shumë mundësi do të quhej “Viti i Taynës”. Artistja, e cila nuk ka rreshtur së publikuari projekte gjatë 12 muajve të fundit, sapo ka zbuluar bilancin vjetor nga gjiganti “Spotify Wrapped”, dhe rezultatet flasin për një kapërcim gjigant nga një yll ballkanik në një artiste me impakt global.

Shpërthim në shifra: Dyfishim i audiencës

Ndryshe nga shumë artistë që luftojnë për të ruajtur të njëjtat nivele, Tayna ka parë një rritje eksponenciale këtë vit. Statistikat zyrtare tregojnë një rritje prej 96% në numrin e dëgjuesve – duke e dyfishuar thuajse audiencën e saj krahasuar me vitin 2024. Klikimet (streams) janë rritur me 70%, ndërsa fakti që këngët e saj janë shtuar nëpër playlist-a personale 66% më shumë, tregon se muzika e saj është kthyer në “fiksim” të përditshëm për miliona njerëz.

Strategjia e hiteve: Si u hapën dyert e botës?

Kjo rritje drastike nuk erdhi rastësisht. Ajo është rezultat i disa lëvizjeve “mat” me bashkëpunime dhe hite që thyen kufijtë:

Bileta për në Amerikë me Marshmello: Lokomotiva e këtij suksesi ishte padyshim remiksi i “Si Ai” me DJ-in me famë botërore, Marshmello. Ky bashkëpunim i hapi dyert e radiove ndërkombëtare dhe u bë viral në TikTok, duke shpjeguar pse Shtetet e Bashkuara renditen tashmë në “Top 4” shtetet që e dëgjojnë më shumë reperen

Dominimi i Festivaleve dhe trendi AfroHouse: Nga performanca elektrizuese në “Sunny Hill Festival” e deri te turet tjera, Tayna dëshmoi se zotëron skenat e mëdha. Ndërkohë, nuhatja e trendit global me versionin remix të “Amal”, bëri që ajo të dëgjohej masivisht në plazhet e Italisë dhe Turqisë.

Harta globale e suksesit Të gjitha këto hite kanë bërë që muzika e Taynës të ketë një shtrirje gjeografike për t’u pasur zili. “Top 5” shtetet ku ajo është dëgjuar më së shumti në 2025 janë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me një vit kaq të suksesshëm pas krahëve, ku muzika foli shqip nga New York-u në Stamboll, Tayna ka vërtetuar se në 2025 nuk ishte thjesht një repere shqiptare, por një artiste “export-i” e nivelit elitar. /Prive