Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna, pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Ujë”.
Derisa po shijon suksesin e kësaj kënge, ajo ka nxjerrë në rrjetet e saj sociale prapaskenat e përgatitjes për realizimin e videklipit.
Në një moment, bukuroshja nga Prizreni ka ironizuar me fenomenin e klikimeve ku dëgjohet duke e simuluar një bisedë telefonike.

“Mos u brengos. Një milion klikime për një orë. Menjëherë i thirrim me i ble”, ka thënë ajo.
Veç njerëze të afërt, për realizimin e klipit shihet se ka të angazhuar edhe ekip ndërkombëtar.

Doruntina Shala (emri i vvërtetë) duket në formë të mrekullueshme e me veshje të ndryshme.
E njëjta po vazhdon të jetë shumë e kërkuar edhe nëpër mbrëmje e koncerte.