Roma-Sevilla 2023, finalja e “Europa League”, mbetet një plagë e hapur për tifozët verdhekuq dhe futbollin italian. Ndeshja, e fituar nga Sevilla me penallti, u shoqërua me polemika të forta për gjykimin e arbitrit anglez Anthony Taylor, i cili u kritikua ashpër nga José Mourinho edhe pas ndeshjes në Hungari. Ditën pas finales, Taylor u sulmua në aeroport nga disa tifozë teksa ishte me familjen.
Në një intervistë për “BBC Sport”, Taylor foli për herë të parë publikisht rreth asaj nate, duke thënë se ishte situata më e keqe që kishte përballuar. Ai shtoi se sjellja e Mourinho mund të ketë ndikuar te tifozët: “Po, të jem i sinqertë, po”.
Taylor, arbitër në Premier League për gati 15 vite, pjesëmarrës në Botërorin 2022, dy Europianët e fundit dhe finale të Superkupës Europiane e “Nations League”, theksoi se nuk kishte bërë gabime të rënda në finalen e vitit 2023: 13 kartonë të verdhë dhe 25 minuta shtesë, përfshirë kohën ekstra.
Ai u shpreh për efektin emocional dhe profesional: “Ajo finale ishte burim i madh zhgënjimi, frustrimi dhe zemërimi. Nuk e di pse kjo pranohet… Fëmijët e mi, qysh atëherë nuk shkojnë më të shohin ndeshje futbolli”.
The post Taylor për finalen Roma-Sevilla: Nuk bëra ndonjë gabim serioz, Mourinho frymëzoi tërbimin e tifozëve appeared first on Telesport.