Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla ndodhet për një vizitë në Kosovë.
Ai ka shpërndarë një video në Facebook duke treguar se ka arritur në Pejë.
Atje ka porositur një kafe me shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sapo mbërrita në Pejë, ndiqeni pak kafen më të bukur në botë”, ka shkruar Balla.










