Taulant Balla ngre zërin dhe apelin: “Sillni ligjin e sponsorizimit ne sport, jeni me vonesë dhe spo përmbushni porosinë e kryeministrit Rama”

Ligji i sponsorizimit mbi sportin ka mbetur thjesht “draft mendim” dhe propozim sepse nuk ka lëvizur as gjethja gjatë viteve të fundit teksa Kosova ka pak vite qe e ka futur në futboll dhe klubet po marin benefitet e tyre. Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit prej ende të lëvizin mekanizmat pas premtimit te Kryeministrit, ende asgje nuk ka ndodhur dhe po vjen 2026.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përsëritur apelin e tij për miratimin sa më të shpejtë të Ligjit për sponsorizimet në sport, duke theksuar se pa mbështetje konkrete nga biznesi, zhvillimi i ketij sektori do të mbetet i pamundur. Ai gjithashtu tha se kryeministri Rama ia kishte kerkuar qe te sillej ne Parlament diskutimi qe prej dates 11 shtator.

Balla ngriti shqetësimin se kampionatet shqiptare – nga futbolli te basketbolli – nuk mund të jenë konkuruese pa një kuadër ligjor që i lejon bizneset të investojnë dhe të mbështesin financiarisht klubet dhe aktivitetet kulturore.

“Apeli i djeshëm në Kuvend për nevojën e domosdoshme të një Ligji për sponsorizimet në sporte dhe në art. Nuk do mund të kemi më kampionate futbolli, basketbolli, etj konkuruese nëse biznesit nuk i krijohen mundësi ta mbështesë sportin, artin, etj. Pse ekipet tona nuk ecin përpara në kupat europiane? Shumë e thjeshtë përgjigjia. Duhet mbështetje. Modelet janë”, u shpreh Balla.

Ai theksoi se vendet e rajonit dhe të Europës tashmë aplikojnë modele të suksesshme sponsorizimi, të cilat i kanë ndihmuar klubet të rrisin cilësinë dhe rezultatet në arenën ndërkombëtare. Sipas Ballës, miratimi i këtij ligji nuk është vetëm një domosdoshmëri, por një hap i vonuar që duhet të marrë zgjidhje sa më shpejt për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm të sportit dhe artit në Shqipëri.

 

The post Taulant Balla ngre zërin dhe apelin: “Sillni ligjin e sponsorizimit ne sport, jeni me vonesë dhe spo përmbushni porosinë e kryeministrit Rama” appeared first on Telesport.