Taulant Balla: Mijëra zemra bashkohen në Tiranë të premten, drejtësi për çlirimtarët

Deputeti shqiptar nga radhët e Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla edhe njëherë ka bërë thirrje për të mbështetur protestën e 17 tetorit në Tiranë e cila do të mbahet për kërkuar drejtësi për ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen në Hagë.

Ai ka thënë se protestës do t’i bashkohen mijëra zemra.

“Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT LIRIA KA EMËR “, ka shkruar Balla.

Në protestën gjithëkombëtare të organizuar nga OVL-UÇK, fjalim veç kryetari të kësaj organizate Hysni Gucati, do të ketë edhe ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. E i pranishëm do të jetë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili ka dalë dhe publikisht e ka përkrahur protestën.