Kryeministri Albin Kurti, që në këto zgjedhje po e kërkon edhe një mandat, ndër zotimet e tij ka premtuar 1 miliard euro për ushtrinë dhe prodhimin e dronëve ushtarakë.
“Gjatë mandatit të ri do të zhvillojmë dronët ushtarakë ‘Made in Kosova’. Fuqizimi i ushtrisë do të realizohet përmes blerjes së armatimit, stërvitjes dhe edukimit brenda vendit në bashkëpunim me Shqipërinë dhe me akademitë më të shquara ushtarake në vendet partnere”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit të programit.
Por, me këtë deklaratë të tij ka ironizuar analisti politik, Ismail Tasholli.
“Pushteti kish premtu drona! Premtimet për toke i kanë kry, e tash po mbeten vetëm me këto për havaje!”, shkroi ai.