Taremi rrezikon të mungojë në Botërorin 2026, arsyeja është politike amerikane

Një “goditje” me prapavijë politike rrezikon Iranin dhe një nga yjet e tij në prag të Botërorit 2026. Mehdi Taremi, sulmuesi 33-vjeçar ish-lojtar i Interit dhe Portos, aktualisht tek Olympiacos, mund të detyrohet ta ndjekë turneun nga televizioni për shkak të tensioneve mes Iranit dhe SHBA, vendi kryesor pritës i Botërorit të radhës.

Nyja lidhet me vizën. Një urdhër ekzekutiv i vitit 2025 kufizon hyrjen në SHBA për qytetarët e 19 vendeve, përfshirë Iranin. Për Taremin ekziston edhe një pengesë shtesë; ai ka kryer shërbimin ushtarak të detyrueshëm 2-vjeçar në Marinën e IRGC (Gardianët e Revolucionit), çka mund t’i sjellë refuzimin e vizës nga autoritetet amerikane.

Federata iraniane mbetet e kujdesshme. Edhe pse FIFA ka dhënë garanci, presidenti Mehdi Taj paralajmëron: “Duhet të kemi një plan B, në rast se vendosin të mos lejojnë hyrjen e një lojtari”.

The post Taremi rrezikon të mungojë në Botërorin 2026, arsyeja është politike amerikane appeared first on Telesport.